Turist në Tiranë, për të vizituar çfarë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Turist në Tiranë, për të vizituar çfarë?

18:02 | 03/06/2022
në Uncategorized
0

Qytetit të Tiranës po i zhduken ditë pas dite të gjitha monumentet e tij të kulturës, duke ua lënë vendin kullave të betonit dhe kreaturave të reja dhe të shpëlara të klientit më të madh të Erion Veliajt: ndërtimit. Atëherë, për çfarë mund të vijë një turist në Tiranë? Nëse vjen, për ç’arsye mund të rrijë më shumë se një natë? Ja ta zbulojmë se çfarë propozon Bashkia e Tiranës në faqen e saj zyrtare.

Rekomandimi i Bashkisë për vizitorët ditorë të Tiranës nis me sheshin “Skënderbej”. Çfarë mund të shohë, sodisë apo vizitojë një turist në sheshin “Skënderbej”? Një pllajë mermeri që ngrihet si gungë në mesin e saj, ku ditën të pjek dielli dhe natën të fusin gishtin në sy nga mungesa e ndriçimit, është rrethuar edhe nga një kurorë kullash betoni që kanë zhdukur peizazhin dhe kanë bllokuar frymëmarrjen në shesh. Do të të duhet të picërrosh sytë, nën reflektimin verbues të diellit mbi mermer apo në errësirën pus të netëve pa ndriçim që të shquash në një cep Xhaminë Et’hem Beu dhe Kullën e Sahatit. Nuk ka asnjë linjë logjike që të shpie tek ansambli i ministrive, pasi një masiv shkurresh ndan sheshin “Skënderbej” nga Sheshi Europa.

Rekomandimi bashkiak vijon me Bunkart 2, një muze i policisë së diktaturës në qytetin që nuk ka asnjë muze për vuajtjet e viktimave 45-vjeçare të kësaj policie dhe regjimit që ajo i shërbente. Edhe ky muze i stisur është ndërtuar në nëntokën e Ministrisë së Brendshme, e cila për momentin nuk mund të behet kullë. Kullat do të ndërtohen mbi truallin e Teatrit Kombëtar të shkatërruar para dy vitesh po nga Bashkia.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Itinerari elektronik i turit ditor që sugjeron Bashkia e Erion Veliajt vijon me instalacionin “Reja”, një shkarravinë metalike e lyer me bojë të bardhë që përfundoi në Tiranë në fund të një kalvari refuzimesh, përzëniesh dhe qëndrimesh të përkohshme në disa vende të botës. Vallë, çfarë eksperience estetike, kulturore apo shpirtërore mund të marrë një turist duke kundruar apo kapërcyer përmes kësaj strukture të fragmentuar?

Stacioni i radhës është “Shtëpia Studio Kadare”, apartamenti i shkrimtarit të njohur shqiptar në një pallat të periudhës së komunizmit që Bashkia e Tiranës i ka dhënë një status që nuk e ka as shtëpia e Dostojevskit në Shën Petërburg. Se sa kureshtarë janë vizitorët për të parë nga afër se ku i ka shkruar romanet një shkrimtar që ata mund të mos e kenë lexuar kurrë, mund të imagjinohet.

Turi njëditor vazhdon me vizitën në Kalanë e Tiranës që është shndërruar në një rrugë tregtare dhe thuajse nga kalaja, përveç mureve, nuk është e dukshme. Shtëpia me Gjethe, Blloku, Vila e Enver Hoxhës, Piramida, Pallati i Kongreseve, Stadiumi “Air Albania” etj, janë të gjitha shëmtitë që i la Shqipërisë diktatura komuniste apo vepra të ngritura falë shkatërrimit të monumenteve të kulturës, destinacione që për Bashkinë katundareske të Erion Veliajt përbëjnë interes të madh estetik.

Nëse doni të qëndroni më gjatë në Tiranë, qyteti mund t’ju ofrojë vetëm shërbimin e autobusit për të ikur tek stacioni i teleferikut dhe prej andej për të vizituar Malin e Dajtit. Përndryshe mund të rezervoni argëtimin tek Latitude, një park lodrash për fëmijë dhe aventurash. Sepse vizitorët që vijnë në Tiranë nuk kanë patur asnjë opsion të tillë, madje as në Disney Land. Çudi që Bashkia nuk ka përfshirë në këtë listë, me këtë logjikë, edhe TEG-un, ku njerëzit mund të bëjnë shopping me çmime disafish më të larta se në vendet e tyre të origjinës, pasi të kenë ngrënë një thes pluhur në rrethrrotullimin gjithnjë under-construction në hyrje të tij.

Të vetmet destinacione që kanë vlerë estetike e kulturore për vizitorët janë ato ku Bashkia nuk ka thuajse asnjë kontroll të territorit: Kalaja e Petrelës dhe Kalaja e Prezës. Ndërtimi i kullave nuk ka arritur në këto dy zona. Brenda ‘vijës së verdhë’ të qytetit, qindra vila të periudhës osmane dhe periudhës së mbretërisë janë shembur përdhunshëm për të ngritur mbi to pallate me beton të lirë, pa stil dhe në dhunim të plotë të çdo kriteri urbanistik, komunitar e mjedisor.

Pra, ajo që mund të vizitoni në Tiranë nuk ka pothuajse asnjë lidhje me kulturën, historinë apo trashëgiminë shpirtërore e materiale të Shqipërisë dhe Tiranës. Tirana është një qytet pa identitet, prandaj është më e domosdoshme se kudo në botë që në hyrje të qytetit apo në dalje të Aeroportit të vendoset me të madhe emri i qytetit: TIRANA. Pa tabelat me emrin e qytetit zor se ndokush mund ta dallonte nga mijëra qytete të tjera, të shëmtuara, të globit.

 

Etiketa: editorialTirnaeturistvizituar

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Përfshihet nga flakët makina në Tiranë, dyshimet e para

Presidenti i ri, Rama iu merr telefonat anëtarëve të Kryesisë së PS

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com