Fjala në parlamentin serb: Mos u burgosni nga historia
Princi i Wellsit, Charles, gjatë vizitës në Serbi, në kuadër të turneut të tij në Ballkan, mbajti një fjalim në Parlamentin serb në Beograd. Mesazhet e fjalës së tij ishin mesazhe për pajtimin në rajon. “Gjurmët dhimbshme të historisë duhet të njihen dhe të pranohen por problem mbetet se si të tejkalohen: Me dialog, sport, drejtësi për viktimat e dhunës, programe shkollore. Kur flasim për historinë, ajo duhet të bëhet me sinqeritet “, ka thënë Princi Charles.
Për parlamentarët serbë Carls ka përcjellë një mesazh të Nënë Terezës: Ne jemi një pikë në oqean, por, oqeani do të ishte më i cekët po të mos ishte ajo pike. “Mos harroni të shkuarën por nuk duhet të jeni të burgosur të historisë” ka shtuar Çarls. Princi nuk ka lënë pa përmendur edhe shqiptaren tjetër Rita Orën. Ai ka deklaruar: “Sot, njerëzit nga Ballkani janë të mirënjohur në Britani në shumë fusha: në muzikën bashkëkohore është Rita Ora, të cilën kam pasur kënaqësinë e madhe ta dëgjoj duke kënduar për here të pare në Londër javën e kaluar me kitaristin Milos Karadzic, dhe violinistin në orkestrën simfonike të Londrës, Roman Simovoni”.