Autoriteti i Rrugëve do të kryejë një inspektim në dy kalimet
Nesër në mbrëmje tuneli i rrugës Tiranë-Elbasan do të jetë për dy orë i mbyllur, dhe fluksi i kalimeve do të devijohet nga rruga e vjetër. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve se rruga Tiranë-Elbasan nga Tuneli i Krrabës, do të qëndrojë i mbyllur nga ora 19.30 deri në 21.30 të mbrëmjes. Sipas Autoritetit Rrugor arsyeja e mbylljes për 2 orë, është se autoritetet do të kryejnë inspektime për sigurinë rrugore në të dy kalimet e tunelit. Inspektimi do të kryhet në kuadër të projektit Effective and Coordinated Road Infrastructure Safety Operation, nga ekspertë të SEETO-s (South East Europe Transport Observatory).