“Harmonia midis tokës dhe zemrës, o Jezu nga Nazareti, kjo është mbretëria e qiejve…”
Romani “Tundimi i fundit”, i konsideruar si kryevepër nga kritikët në mbarë botën, është një interpretim laik i Ungjillit. I botuar për herë të parë në vitin 1955, në të rrëfehet jeta e Jezu Krishtit nga perspektiva e vetë Jezuit. Kazanxaqis, ky gjigand i letërsisë moderne rrëfen dashurinë dhe pasionin e një njeriu çfarëdo: Jezuit të Nazaretit. Biri i një zdrukthëtari, njeriu Jezu dëshiron të dashurohet me një grua, të krijojë familje, të jetojë si gjithë të tjerët. Në të njëjtën kohë, brenda tij kumbon i papërballueshëm zëri i Zotit, i cili e thërret drejt një jete plot sakrifica dhe një vdekjeje plot vuajtje. Konflikti i brendshëm i njeriut, beteja midis mishit dhe shpirtit, instinkti i rebelimit dhe dëshira për t’u puqur me Zotin, shpërfaqen në një afresk rrëfyes që lartëson sakrificën e madhe të Krishtit. Në kryq, tashmë buzë vdekjes, Jezui përfytyron jetën e tij po të mos kishte ndjekur thirrjen e Zotit; ky është dhe tundimi i tij i fundit.
skeda:
“Tundimi i fundi”
Autor: Nikos Kazanxaqis
Shqipëroi: Romeo Çollaku
Faqe: 508
Çmimi: 1200 leke
Botime Pegi