Agron Tufa replika Pëllumb Xhufit: Unë fshatar, ai qytetar metropoli nga Progonati i Kurveleshit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agron Tufa replika Pëllumb Xhufit: Unë fshatar, ai qytetar metropoli nga Progonati i Kurveleshit

15:58 | 28/04/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Agron Tufa

Nuk ma merrte mendja se do më dilte prapë përpara historiani enverist Pëllumb Xhufi. E kisha hedhur publikisht “nokdaun”, fiks një vit më parë, kur na sajoi atë historinë përrallore të “kampit të pushimit” për Kazermat mortore të Tepelenës, ku vdiqën mbi 300 foshnja e fëmijë. “Kaq e pati…”, mendova.

Prej Pëllumbit të partisë nuk mbeti më asnjë pupël. Por huqi, thonë, nuk del para shpirtit. Deri atëherë nuk e kisha ditur shkallën e habitshme të përbuzjes masive për Xhufin, aq sa, njëmend, më erdhi keq për të. Më kot u rreka të gjej në paskuilën e Xhufit, se mos ka molloisur ndonjë ide, të cilën t’ia respektoja për t’iu përgjigjur.

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Të njëjtat mllefe, të njëjtat sharje raciste me dikotominë derdimene fshatar-qytetar (kjo është Tarifa ligjërimore formatit të tij), ku unë jam përjetësisht fshatari nga zona e Kastriotit të Dibrës, “anadollak”, i demokracisë “shall-varegjerë”; mendja e tij mesjetare qëmtonte, mandej, “komplekset” e mia, duke hyrë kështu në mal të morekuje-së!

Kuptohet, nga njëra anë unë, fshatari, pafundësisht i keqi, sigurisht “ballisti” dhe, nga ana tjetër, ai, pëllumbthi, pafundësisht i miri, qytetari i metropolit nga Progonati i Kurveleshit, i cili për desh ia këputi krahun shoku Enver për një foto dhe me kumbin e fjalimit të tij ia mbylli kapakun e qivurit shokut Ramiz. Origjina e qytetëruar e tij, pa diskutim, as që krahasohet për nga epërsia me mua të gjorin, fshatarin, e rritur në ajrin tejet të deklasuar të Korabit!

Sepse unë nuk e kam pasë babin partizan me fillore, në 1943-shit, aq më tepër të shkolluar në Bashkimin Sovjetik, jo! Im atë qe marangoz dhe thjesht një burgaxhi politik. Nëna e motra ime kanë qenë njerëz të zakonshëm, e pranoj, nuk u ngjitën kurrë në rangun e punonjësve të Sigurimit; daja im, ishte punëtor, edhe pse bir partizani, jo prokuror si daja i Xhufit.

E kështu me radhë, tezja, burri i tezes, nuk më kanë kryesuar ndonjë Degë të MPB nëpër rrethe… Ç’t’i bësh… nuk e patëm fatin të jemi formati dhe takëmi i modelit intelektual enverist, si Pëllumbi, dhe mbemë, more shokë, mbemë, larg dyerve të qytetërimit…

Pastaj kujtohesh, fërkon sytë si prej ndonjë jermi të vjetër: nga cila epokë, cila rrënojë dhe cili llagëm lakuriqësh nate na flet ky lajmëtar i së resë? Kërkova ndonjë mendim në rreshtat e vrerit ndaj meje, por mendimi dukej i ngordhur në sipërfaqe tek priste pak naftalinë e një lopatë dhé përsipër.

Në mungesë të mendimit, po ndalem te dy surrogate të mendimit xhufjan: 2. Xhufi thotë: “Mos i merrni seriozisht thëniet e tij. Z. Tufa është në kërkim të lavdisë me çdo kusht, qoftë dhe duke shpikur situata dramatike”. Sigurisht, për perceptimin pamor vetëm bardhë e zi të z. Xhufi, nuk mund të ketë në botë kauza, përveç antagonizmit klasor, siç e ka mësuar Tarasi. Kjo antitezë optike i ka mbetur përfundimisht, ashtu si konet, edhe pse i rritur në oborrin e mbretit.

Madje, edhe kur e di mirë se lavdia ime (ç’term qesharak!), është në një fushë krejt tjetër. Meqë vetë është zhgënjyer nga kauzat (qysh kur iu gremis para syve tempulli i Tarasit), Xhufi nuk duron këdo tjetër që gjallon e u jepet kauzave me pasion. 1. Xhufi hap gojën, por duke ndjerë pamjaftueshmërinë e mendimit, gogësin një term: “kompleks”, por nuk di t’ia qëllojë se çfarë kompleksi.

I provon me radhë: “i vrimës së çelësit”, e meqë nuk i del mjaftueshëm, hidhet te një “kompleks” tjetër: “sadizëm”. Por as kjo nuk e kënaq dhe shton një tjetër: “sado- mazokizëm”. E treta, e vërteta: Ulu, Pëllumb i partisë, 10! Kaq. Ky është maksimumi i shokut Xhufi.

Dhe sapo e thotë, tradhton menjëherë kompleksin qendror të llojit të tij Autophallocentrizmin, që në traditën e postpsikoanalizës nënkupton atë lloj patologjie, që e percepton veten si kulti i fallusit, drejtuar kah vetja. Le ta lëmë, pra, të lirë në këtë marrëdhënie vetadhuruese.

Etiketa: Agron tufaedi ramahistoriani enveristPëllumb XhufiProgonati i Kurveleshit

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
U grabitën në Greqi, shpërthejnë këngëtarët e njohur: Policia nuk vjen ngaqë jemi shqiptarë

U grabitën në Greqi, shpërthejnë këngëtarët e njohur: Policia nuk vjen ngaqë jemi shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com