Në fillim të shëtitores “Taulantia” në qytetin e Durrësit është shtuar së fundmi një kolektor, i cili derdh ujërat e zeza në det.
Projekti Durrësi aktiv për një bregdet të pastër ka publikuar një foto të këtij kolektori ku tregohet sesi derdhen ujërat e zeza të papërpunuara në det.
“Ky tubacion i ri me dalje nga Stacioni i Pompimit nr. 8, i Ujësjellës Kanalizime Durrës, me derdhje në det është vijimi i ndotjes së vijës bregdetare me ujërat e zeza nga vetë institucionet shtetërore”, theksojnë drejtuesit e projektit për mbrojtjen e bregdetit të pastër në Durrës.
https://portavendore.al/2018/09/26/tubacioni-i-ujerave-te-zeza-qe-derdhet-ne-detin-e-durresit/