Kryeministrat e Shqipërisë dhe të Gerqisë, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras do të takohen zyrtarisht gjatë muajit prill.
Protokolli i Shtetit ka nisur organizimin për vizitën që do të zjhvillojë kryeministri helen Aleksis Tsipras në Shqipëri më datë 6, 7 ose 8 Prill.
Burimet bëjnë të ditur se ndalesa e parë e kryeministrit Tsipras do të jenë në qytetin e Korçës.
Më pas ai pritet që të vizitojë edhe Tiranën.
Ky takim vjen në një moment kur dy shtetet janë pranë një paketë-marrëveshjeje historike, që prek çështje të mbartura prej dekadash, që nga kufiri detar, te ai tokësor dhe problemet ditore me emigrantët apo pronat e shqiptarëve në Greqi.
MEPJ shqiptare është në pritje të dhënies së plotfuqisë nga ana e presidentit Ilir Meta, për nisjen zyrtare të negociatave.