Nj% ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tropojë. Një shembje në minierën e kromit në zonën e Lajthizës, ka shkaktuar vdekjen e një minatori dhe plagosjen e një tjetri. Nga informacionet e deritanishme, mësohet se ngjarja ka ndodhur në minierën e kromit në njësinë administrative të Bytyçit. Policia ka mbërritur në vend ngjarje dhe ka nisur hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes.