4000 rrënjë kanabis janë gjetur dhe asgjësuar nga policia e Tropojës në fshatin Gri. Bima narkotike ishte mbjellë në dy parcela.
Si zerultat i hetimeve policia eTropojës kanë arrestuar dy shtetas, të dyshuar për kultivimin e kanabisit.
Personat e arrestuar janë Avni Muldaka, 54 vjeç, lindur në fshatin Gri dhe banues në Elbasan dhe Gazmend Zenelaj, 42 vjeç, lindur në fshatin Markaj të Tropojës e banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.