Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tropojës pasi dyshohen se janë autorët e vjedhjes me dhunë të dy të moshuarve në fshatin Dunish.
Policia sqaron se janë arrestuar shtetasit e shpallur në kërkim Rifat Dunisha, 28 vjeç dhe Junik Hasanaj, 22 vjeç, të dy banues në Durrës.
Shtetasit e lartë përmendur në bashkëpunim me shtetasin, B.Dunisha, 18 vjeç, banues në Durrës, i ndaluar më datë 08.06.2017, dyshohen si autorët e vjedhjes me dhunë, në banesën e shtetasit Z.D., banues në fshatin Dunish, ku i kanë lidhur dy të moshuarit që jetonin.