‘Tronditëse, pas rrëmbimeve në Sarandë fshihet grupi kriminal që’… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Tronditëse, pas rrëmbimeve në Sarandë fshihet grupi kriminal që’… –

18:58 | 01/05/2023
në Uncategorized
0

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar ditën e sotme disa detaje të rënda që lidhin bashkë dy ngjarje kriminale.

Nëpërmjet deklaratës së tij gazetari Hoxha lë të kuptohet se personat që morën përsipër dhe ekzekutuan zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Theodorit, janë të njëjtët që i morën jetën me shpërthim tritoli, Aleksandër Sadikajt.

Sipas Artan Hoxhës, bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal; të specializuar për trafikun e narkotikëve, madje ka nxjerrë edhe foton e një prej anëtarëve të dyshuar të grupit, por pa e identifikuar me emër.

Ky grup kriminal ka siguruar një linjë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, ndërsa qyteti i Sarandës shërben si bazë operacionale, pasi atje edhe investoheshin paratë e siguruara nga trafiku i narkotikëve. Por edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin grup që dyshohet se ka kryer ekzekutimin e Sadikajt, mendohet se vrasja në Tiranë dhe rrëmbimi e zhdukja e dy personave në Sarandë, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Si ka ndodhur rrëmbimi?

Në 6 prill ishte planifikuar vetëm rrëmbimi i Leonard Thodhorit për shkak të një marrëveshjeje që ka shkuar keq, por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet të ketë kërkuar ndihmën e pronarit të disko “El Dorado” në Ksamil, Fatmir Sulovari.

Ky i fundit ka qenë i armatosur me pistoletë. Edhe pse ishin dy, autorët kanë tërhequr në një “takim-grackë” dy viktimat dhe i kanë dërguar në një grackë të sigurtë në Sarandë. Për ngjarjen, deri më tani është arrestuar vetëm Sofokli Andrea Baxheri, i cili ka qenë ndihmës, ndërsa në kërkim janë shpallur 5 persona të tjerë (2 prej të cilëve me rol kryesor në grup), të cilët dyshohet se janë larguar për në Dubai. Mes personave të dyshuar për këtë ngjarje është edhe një shtetas me origjinë nga veriu i Shqipërisë.

INVESTIGIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

Pas rrembimit te dyfishte ne Sarande, i njejti grup kriminal qe ekzekutoi Aleksander Sadikaj…Nje grup i strukturuar kriminal, i specializuar kryesisht per trafikun e narkotikeve, ka organizuar rrembimin dhe me pas eleminimin fizik te Fatmir Sulovarit(Krasniqi) dhe Leonard Thodhorit, i njohur me nofken “Koçolja”, mesnaten e se enjtes se 6 prillit 2023, ne qytetin e Sarandes.Prokuroria dhe policia nuk kane ende nje pergjigje edhe pas 25 ditesh nga momenti kur ndodhi ngjarja, por tashme kane nje panorame me te qarte te asaj çfare ka ndodhur.Pasi jane shoqeruar me dhjetera deshmitare, jane ndaluar dhe ekspertuar te pakten 8 automjete, jane bastisur dhe kontrolluar disa banesa, jane kqyrur me dhjetera ore filmime te kamerave te sigurise dhe jane zbardhur komunikimet telefonike te personave te dyshuar, u arrit ne perfundimin se pas kesaj ngjarje qendron nje strukture e qendrueshme kriminale, e cila ka perdorur si baze operacionale te saj qytetin e Sarandes.

Nga te dhenat e deritanishme, kjo strukture kriminale, rezulton te kete nje aktvitet te gjate ne trafikun e narkotikeve, fillimisht te kanabisit nga Shqiperia drejt Greqise dhe me pas ka kaluar ne trafikun e drogave te forta. \Aktualisht ky grup kriminal ka siguruar nje linje te trafikut te kokaines nga Amerika Latine drejt Europes.Saranda sherben si baze operacionale, nga ku grupi ka drejtuar aktivitetin e vete, por edhe si vend ku jane investuar parate e fituara nga narkotrafiku.I njejti grup kriminal, dyshohet se ka organizuar dhe finalizuar atenatin me mine te telekomanduar te 11 qershorit 2022, kur afer rreth-rrotullimit te TEG-ut humbi jeten ne nje atentat mafioz, 27 vjeçari Aleksander Sadikaj.Deri tani dy ngjarjet rezultojne te mos kene lidhje me njera tjetren, edhe pse jane kryer nga e njejta strukture kriminale.Ne rastin e ngjarjes se 6 prillit, rezulton se ky grup kriminal ka patur ne objektiv, vetem rrembimin e shtetasit Leonard Thodhori, per shkak te nje marreveshje qe ka shkuar keq.

Por ky i fundit pasi ka nuhatur rrezikun, dyshohet te kete kerkuar ndihmen e pronarit te disko “El Dorado” ne Ksamil, Fatmir Sulovari, i cili ka qene i armatosur me pistolete.Nga dinamika e deritanishme, rezulton se autoret, pasi kane terhequr ne nje takim-gracke dy viktimat, i kane rrembyer ata duke i çuar ne nje “baze te sigurte” ne periferi te Sarandes. Nga aty trupat e viktimave dyshohet te jene eleminuar fizikisht dhe te jene fshehur. Pavarasisht operacioneve te kerkimit per dite te tera nga policia dhe familjaret e te zhdukurve, nuk jane gjetur ende trupat e viktimave.Kerkime jane bere ne zonen e Vrines dhe Konispolit ku dyshohej se kufomat mund te ishin groposur. Me pas u bene kerkime ne zonen e kanalit Çukes, kanalit te Vivarit dhe ne liqenin e Butrintit me polumbare te forcave RENEA.As perdorimi i droneve nga ajri nuk dha rezultat.

Deri tani, Prokuroria ka arrestuar vetem shtetasin Sofokli Andrea Baxheri, i datelindjes 7/11/1995, i cili ka sherbyer ne rol ndihmes, si dhe ne gjetjen e mjeteve apo bazes se sigurte ku kane vepruar autoret.Nderkohe jane shpallur ne kerkim policore te pakten 5 shtetas te tjere, dy prej te cileve me rol kryesore ne grup, dyshohet te jene larguar menjehere pas ngjarjes per ne Dubai. Mes personave te dyshuar per kete ngjarje, eshte edhe nje shtetas me origjine nga veriu i Shqiperise, por nuk eshte bere e mundur te gjendet vendodhja e tij. Ky person ka qendruar per disa kohe ne Sarande. Ai rezulton se ka qene ne qytet edhe mbremjen kur ka ndodhur ngjarja. Me pas eshte larguar pa u lokalizuar me vendodhja e tij.Ne foto: Nje nga personat e dyshuar, i shpallur ne kerkim per rrembimin dhe zhdukjen e Fatmir Sulovarit dhe Leonard Thodhorit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Aksident me dy të plagosur në Fier, detajet e para –

Aksident me dy të plagosur në Fier, detajet e para -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera

20:52 | 28/12/2025
A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –

20:28 | 28/12/2025
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë –

19:52 | 28/12/2025
Përfundon votimi në Kosovë/ Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

LVV është afro 46%, PDK e LDK renditen pas saj –

19:12 | 28/12/2025
Përfundon votimi në Kosovë/ Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

Përfundon votimi në Kosovë/ Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj

19:10 | 28/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera
  • A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –
  • Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë –
  • LVV është afro 46%, PDK e LDK renditen pas saj –
  • Përfundon votimi në Kosovë/ Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV kalon mbi 45%, PDK e LDK renditen pas saj
  • Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera
  • A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com