Deputetja e PD Ina Zhupa ka folur në parlament edhe për tritolin e vendosur ndaj kryetarit të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.
Zhupa deklaroi se demokratët nuk tremben nga ky tritol dhe kërkoi që hetimet të nxjerrin fajtorët para drejtësisë.
“Në këtë parlament kemi 8 javë që nuk diskutojmë për çështje të zgjedhësve. Këtë javë kishit justifikim pushimin zyrtar. Shqetësimi juaj i parë nuk është çështje e zgjedhësve, por kohën e opozitës nuk mund ta merrni. Ne kemi të drejtën tonë t’i themi qeverisë se kush është realiteti.
Doja të ndalesha edhe tek akti terrorist ndaj kryetarit të PD për Vaun e Dejës, kjo ishte një nisje e fushatës me tritol. Ministri i Brendshëm duhet të na tregojë se deri në çfarë niveli janë hetimet. Demokratët nuk trembën, hiqni dorë nga këto metoda dhe distancohuni sot publikisht nga kjo ngjarje”, tha Zhupa.