Për herë të dytë i është vënë tritol administratorit që po ndërton inceneratorin për djegien e mbetjeve dhe kafshëve në Shijak.
33-vjeçarit Arlind Lala, i është vendosur eksploziv në derën e një magazine, ndërsa raportohen vetëm disa dëme materiale.
Magazina ishte marrë me qira nga 33-vjeçari dhe përdorej për depozitimin e mbetjeve spitalore.
Një javë më parë Arlind Lalës i vendosën tritol te një tjetër biznes i tij, pranë një laboratori dentar ku pati vetëm dëme materiale.