Një ngjarje është shënuar që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku në çatinë e banesës të personit me inicialet A. K., në lagjen “Borati”, Krujë, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël tritoli.
Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.