Tritan Kalo i drejtohet kolegëve: Kujdes me përdorimin e pavend dhe në doza të larta të antibiotikëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tritan Kalo i drejtohet kolegëve: Kujdes me përdorimin e pavend dhe në doza të larta të antibiotikëve

10:17 | 06/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo, shprehet se varianti Delta, por edhe variante të tjera të Covid-19, po prekin dhe përhapen shpejt në këtë kohë, duke kërkuar që qytetarët të mbajnë maskë, të ruajnë distancën dhe të vaksinohen.

Përmes një postimi në Facebook, Kalo u bën thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm me përdorimin e antibiotikëve.

Duke iu referuar një studimi të ISHP-së, Kalo thotë se vetëm 54% e personave që kanë kaluar Covid kanë krijuar imunitet, kjo lidhet me përdorimin pa këshillim mjekësor të antibiotikëve që në fazat e para të infektimit.

Read more

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Postimi i plotë i mjekut:

Kohë kovidiane…..6.09.2021…Një javë të mbarë për ju miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas….Nga observimet epidemiologjiko-kliniko-biologjiko-imazherike të të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, qartazi shihet se varianti Alpha i tij ende prek jo pak të sëmurë, krahas përhapjes “si vaji në lakra” të variantit Delta apo varianteve të tjera të këtij virusi jetëlëndues e jetëmarrës….Shtimi i numurit të të sëmurëve në popullatën e gjërë sidomos në ata ende të pavaksinuar, mundet t’i vihet si barrë variantit Delta që po dominon tablonë epidemiologjike të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, POR agresiviteti në ecurinë dhe në përfundimin fatal të shumë të sëmurëve këto javët e fundit, qartazi lidhet me “një rizgjim” të aktivitetit dhe lëndimeve të shkaktuara nga variantet e mëparëshme të këtij virusi….KURRË nuk duhen nënvlerësuar MASAT e treguara të vlefshme ndër shekuj, në paksimin e mundësisë së përhapjes së viruseve aerogenë MHD (Maskë në mjediset e mbyllura e të mbipopulluara, Higjenë personale e kolektive si dhe Distancim fizik aty dhe kur është e mundëshme të realizohet ai)….Vaksinimi në ndihmesë të masave të mësipërme dhe IMUNIZIMI NATYRAL pas kalimit të Covid-19, së bashku me masat e mësipërme si dhe me rindezjen e motorit të fikur të VETNDËRGJEGJËSIMIT, me siguri do na ndihmojë në kapërcimin e kësaj pengese të re në udhën e fitimit të betejës me “këtë armik të padukshëm”….KUJDES kolegë mjekë apo farmacistë me përdorimin e parakohshëm ose të pavend të Antibiotikëve dhe Kortikoideve, shpesh në doza të larta dhe kohëzgjatje marramendëse….

Përpos Antibiorezistencës së mikroorganizmave qarkulluese, të cilat mundet t’i mbivendosen një infeksioni viral si Sars-Cov2/Covid-19 ose Virozave të tjera stinore, të nxitur nga përdorimi vënd e pavënd i Antibakterialëve/Antibiotikëve, një ROL NEGATIV në përgjigjen imunitare të organizmizt ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”, po luajnë dhënia e dozave të larta (mbi 1 mg për kilogrampeshë të cilat janë doza imunosupresore) të Kortikoideve, qysh me dyshimin e infeksionit në fjalë dhe në kohëzgjatje të pa justifikueshme…..Studimi i fundit i ISHP-së qartazi shprehet se :”Nga 1500 të sëmurët e përfshirë në studim vetëm 54% e tyre kanë krijuar Imunitet pas kalimit të Covid-19, pikërisht për shkak të përdorimit të kortikoideve me doza të larta, që në fillimet e sëmundjes.” (Dr. B. Malaj e bashkp.),,,,,KURRË nuk është vonë të nxjerim mësime nga gabimet e mundëshme të bëra në përballjen me Pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19…..DËGJONI më me kujdes këshillat e profesionistëve të fushës, dhe më pak vesh e mëndjehapur ndaj GJILLOLLOGËVE, të cilët fatkeqsisht po gëlojnë shumë këto muajt e Pandemisë…. Vjeshta e vonë dhe Dimri do “hedhin në tregun e virozave të stinës” viruse të tjerë respiratorë sidomos viruset e Gripit stinor, të cilët edhe ato do shkaktojnë jetëlëndimet dhe jetëmarrjet e tyre…. ANDAJ masat për paksimimin e mundësisë së përhapjes së Sars-Cov2/Covid-19: VETNDËRGJEGJSIM, MHD, VAKSINIM (ndaj Gripit në këtë rast, përpos vaksinimit ndaj Sars-Cov2), do jenë po aq të dobishme edhe ndaj këtyre virozave stinore…. NE të gjithë ishim, jemi dhe do të vijojmë të jemi si kurdoherë këtu në vijën e parë të përballjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19….. Përkujdesi, Puna dhe Profesionalizmi ynë do të jenë gjithmonë në Shërbimin tuaj….. Together forever!!!

Etiketa: Dritan Kalofarmacistëtmjekët

Të Lidhura

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

nga 27
19:58 | 06/04/2026
0

Tenderat rezultojnë të jenë një “minierë ari” për përfituesit e paligjshëm. Ky rezultat del bazuar në dosjet e hetuara te...

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

nga 27
19:32 | 06/04/2026
0

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë...

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

nga 27
19:16 | 06/04/2026
0

Në një qendër tregtare në Vlorë, një person i dehur dhe nën ndikimin e lëndëve narkotike ka hyrë në ambientet...

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

nga 27
19:08 | 06/04/2026
0

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani ka rikonfirmuar mbështetjen për studentët shqiptarë që protestuan sot, duke nënvizuar se e...

Para
Koronavirusi në SHBA tejkalon rastet e Kinës dhe Italisë, Trump “tërheq” fjalët ofenduese

Arrin në katër milionë numri i rasteve me COVID-19 në Gjermani

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –

19:58 | 06/04/2026
“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

“Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

19:32 | 06/04/2026
Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –

19:16 | 06/04/2026
Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –

19:08 | 06/04/2026
Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –

18:54 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –
  • “Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –
  • Vlorë/ Kamerat kapin momentin, i riu i dehur dëmton bizneset në qendrën tregtare –
  • Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre –
  • Heroi i mbijetesës, sulmuesi i Kombëtares realizon në momentin vendimtar –
  • VIDEO/ Shpendi krijon panik në mbrojtje, Çezena përfiton nga autogoli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat –
  • “Mrekulli” në Iran, Trump vlerëson operacionin për shpëtimin e pilotëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com