Tregu në janar shkurt 2016 pagoi 518 milionë lekë dëme
Tregu i sigurimeve në dy muajt e parë të vitit ka regjistruar një rënie të të ardhurave me 4.72 për qind krahasuar me një vit më parë. Sipas shifrave të publikuara nga AMF në janar-shkurt 2016 të ardhurat totale nga primet e sigurimit kanë qenë 1 miliard e 913 milionë lekë. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregu 91.57 për qind të vëllimit të përgjithshëm të të ardhurave I garanton nga sigurimet e jo jetës dhe vetëm 7.45 për qind nga sigurimi i jetës. Ndërsa ndarja sigurim I detyrueshëm me sigurim vullnetar qëndron në shifrat përkatësisht me 61 për qind me 39 për qind të tregut.
Në periudhën janar-shkurt 2016, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 518 milionë lekë, ose 17.85% më shumë se periudhën janar-shkurt 2015. Por megjithatë krahasuar me standartin e raportit prime-dëme shifra është shumë e ulët.
Biznesi më I madh në tregun e sigurimeve kryhet nga primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, të cilët në dy muajt e parë të 2016 kanë sjellë 1 miliard e 169 milionë lekë arkëtime. Po këtij segmenti të sigurimeve janë paguar edhe pjesa e dëmeve me rreth 352 milionë lekë, ose sa 68 për qind e dëmeve totale që pagoi tregu në janar shkurt 2016.