Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Hasit për vjedhjen me thyerje të tre lokale në qytetin e Krumës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së djeshme.
Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi K.Ll., banues në fshatin Kishaj.
“Ky shtetas ka thyer xhamat e tre lokaleve në qytetin e Krumës, duke marrë një sasi lekësh dhe pije” thotë policia.
25 vjeçari dyshohet se është edhe autor i vjedhjes së një lokali, po në qytetin e Krumës, ngjarje e ndodhur më datë 21 maj.