Tre vëllezërit tregtarë çamë dhe fundi i tyre në vendin e nanës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre vëllezërit tregtarë çamë dhe fundi i tyre në vendin e nanës

12:00 | 17/11/2018
në Uncategorized
0

Raimonda Shundi rrëfen historinë e rrallë të tre vëllezërve tregtarë. Si u përballën ata, tre çam të sofistikuar me realitetin komunist, dhe vetësakrifikimi i njërit prej tyre për hir të vendasve të varfër.

Nga Raimonda Shundi Dervishi

Ekonomisti i studiuar jashtë i transferosajuar si magazinier në Shqipëri ka një histori sa vetmitare aq edhe përgjithësuese për t’u rrëfyer. I gjatë, i urtë, i mençur, zemërgjerë, beqar dhe super elegant. Çami që studioi ekonomi në vendin fqinj Itali; shpërngulja nga gjenocidi në Greqi e gjeti rreth të 30 vjeçar. Ky ishte Hamdiu, fati i të cilit e solli të vijonte jetën në Shqipërinë halleshumë. Tre vëllezërit e shkolluar jashtë (Francë, Itali), gjetën një Shqipëri konfliktuale dhe agresive (për shkak të politikave), sidomos ndaj tregtarëve dhe çamëve ne veçanti, të cilët ishin sefte në këtë vend. Çamët falë punës dhe kursimeve, së bashku me tragjedinë komunitare, sollën edhe traditën dhe pasuritë e tyre bashkarisht. Të trishtuar nga dhimbja në vendin ku lindën e sidomos nga braktisja e gjithçkaje që kishin krijuar deri në atë ditë, mbërritja në Shqipëri i bëri që të ishin nën vëzhgimin e pushtetit të ri Shqiptarë, si gjahu i preferuar, e për t’i zhvatur florinjtë e mbetur me kërcënimet apo presionet tipike proletare. Edhe në Greqi, mjete të tilla përdoreshin nga vendasit për t’u zhvatur para në këmbim të lirimit të familjarëve të burgosur. Por,  i njëjti fat po i priste edhe në vendin e dytë.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Tre vëllezërit Zeqirjai, Resul Zeqirjai (pedagog historie në Universitetin e Tiranës), Hamdi Zeqirjai dhe Avdul Zeqirjai (më i madhi) ishin djemtë e lakmuar për të qenë pretendentët e dhëndurëve të ardhshëm për vajzat e ndrojtura Tiranase. Të studiuar, elegant, punëtorë dhe me klasin e europianit, vëllezërit po shihnin alternativat e jetesës në vendin e ri. Resuli, i cili studimet i kreu për histori në Francë e Itali, mundi të përfshihej në sistemin Akademik Shqiptar. Shkollën e mesme e kreu te “ Zosimea”, aty ku edhe Ismail Qemali kreu gjimnazin, për të vijuar më pas me shkollat perëndimore. Në Shqipëri fillimisht Resuli ishte një nga pedagogët e historisë në Universitetin e Tiranës, më pas në gjimnazin Qemal Stafa dhe në vitin 1965 në institutin Vojo Kushi. Ndërsa vëllezërit e tij nuk e patën kaq fat. Spostimi në Shqipëri e gjeti familjen Zeqirjaji (po jo vetëm) dhe djemtë në kushtet e një emigranti të studiuar me ambicie të projektuara në vendet e lira të zhvilluara, me status të mirë financiar dhe ëndrra e projekte të shumta për t’i realizuar. Florinjtë gjithmonë mbaheshin të fshehur për të mos u diktuar  nga “miqtë” e rinj, pasi kjo do t’i çonte në konfiskim e në asgjë.

Gjatë kohës së studime në Itali, mundën të sjellin me vete edhe një makineri që bënte çorape e triko. Makinë e cila mundësoi edhe rritjen e të ardhurave në Shqipërinë e pak-gjësë. Shkolla ku vëllezërit punonin, nuk u jepte mjaftueshëm për të realizuar jetën që ata kishin bërë dhe dëshironin të jetonin. Kjo dopjo- jetë duhej bërë në fshehtësi, pa u diktuar nga pushteti sy-e-vesh popullorë. Shumë herë u spiunuan nga “miq” ziliqarë, por pasi u ndihmuan nga të tjerë miq, mundën t’ia hedhin. Disa herë ndërruan vendin e florinjve, e po kaq herë zhduknin makinerinë e çorapeve që mbathte Tiranasit, pasi rrezikohej jo vetëm konfiskimi por edhe dënimi (aktivitet privat). Resuli u martua më një familje me emër në Tiranë, por edhe ata ishin kulakë e si të tillë, të shënjestruar nga pushteti i ri popullorë. Avdiu u martua me një grua nga zona e tij dhe mundi të ishte pjesë e arsimit të cilkit të ulët, deri  në spostimin në qytetin e Rrogozhinës si kuadër i specializuar. Kjo ishte metodë tipike e shpërndarjes së kuadrit në Shqipërinë e pak-shkolluar. Ndërsa Hamdiu ekonomisti zemër gjerë, nuk mundi të realizonte asgjë nga ato që pati planifikuar, madje edhe më keq se kaq: Vëllai i tij Resuli, pasi i shpëtoi disa herë kontrolleve në shtëpi për florinjtë e fshehur, në njërin prej tyre, u gjet i papërgatitur dhe u kap për t’u dënuar më pas me burg, pasi fillimisht i konfiskuan floririn e gjetur. Pedagogu mundi të dalë pas rreth një viti nga burgu, tashmë më i kujdesshëm se më parë. Ndërsa Hamdiu ekonomist, në Shqipëri bëri punën e magazinierit, ku furnizonte të gjithë vendin me zarzavatet dhe ushqimet e përditshme.

Hamdi Zeqirjai, heroi i heshtur

Nga këtu puna nis të bëhet problem. Si përgjegjësi kryesor mbi furnizimin me zarzavate të të gjitha dyqaneve, Hamdiu ndeshej shpesh me varfërinë dhe mos-pagimin e mallit të tërhequr nga magazinat qendrore, ndaj nisi të bënte një sy qorr e një vesh shurdh për të ndihmuar këtë kategori. Pra, nisi të ishte mik me shtresën më të pamundur. Por e mira e tij nxiti pëshpëritësit dashamirës të shtetit të ri; të vëzhgonin se çfarë ndodhte me produktet e pronës së përbashkët. Pasi dyshimet u vërtetuan, Hamdiu arrestohet dhe burgoset. Kur vëllezërit përpiqeshin të ndihmonin të vëllanë, ai i qetësonte duke i thënë: “Rrini rehat, nuk kamë lënë njëri nga pas”. Hamdiu që deri atëherë nuk mundi të krijonte histori sentimentale pasi stili dhe kërkesat e tij ishin specifike, kalimi i viteve bënë që ky hendek të thellohej, duke e izoluar më shumë nga ajo çka jetonte përditë. Vetmia dhe mendja e hapur bënë të krijonte botën e tij, të pacenuar nga pisllëku komunist. Shtëpinë e kishte tek sheshi “Çajupi”, përballë me ish-ekspozitën, në zonën pranë Bllokut. Kur e burgosën, është e njohur thënia e tij në gjyq, teksa familjarët tentonin t’i ulnin dënimin në këmbim të florinjve : “Unë dua ta bëj dënimin tim deri në fund, nuk kam bërë asgjë për të më falur askush. Njerëzit s’kanë të hanë dhe unë doja t’i ndihmoja. Ndërsa ai që më spiunoi, qoftë i mallkuar”. Dhe vërtetë; dënimi nuk iu ul dhe vdiq në burg rreth moshës 55 vjeçare. Ende nuk dihet a mbërriti mallkimi deri tek spiuni i tij.

http://shekulli.com.al/tre-vellezerit-tregtare-came-dhe-fundi-i-tyre-ne-vendin-e-nanes/

 

Etiketa: Avdul ZeqirjaiçamHamdi ZeqirjaiRaimonda Shundi DervishiResul Zeqirjaivellezer

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Banorët si fashistët? Veliaj: Pas 74 vitesh digjen goma para Bashkisë së Tiranës, jo nga pushtuesi!

Banorët si fashistët? Veliaj: Pas 74 vitesh digjen goma para Bashkisë së Tiranës, jo nga pushtuesi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com