Tre luftërat e mundshme, që e vënë në rrezik dominimin global të Amerikës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre luftërat e mundshme, që e vënë në rrezik dominimin global të Amerikës

16:57 | 15/12/2021
në Bota, Kryesore
0

Nga Gideon Rachman “Financial Times”

Për dekada të tëra, planifikimi ushtarak amerikan, është bazuar tek ideja se SHBA-ja duhet të ishte në gjendje të zhvillonte njëkohësisht dy luftëra, në pjesë të ndryshme të botës. Por edhe strategët më të kujdesshëm nuk kanë planifikuar se çfarë duhet bërë nëse 3 luftëra shpërthejnë në të njëjtën kohë.

Dhe në fakt administrata e Joe Biden, po përballet aktualisht me 3 kriza serioze të sigurisë në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Të marra së bashku, ato përbëjnë sfidën më të madhe për fuqinë globale të Amerikës që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se Rusia po planifikon një pushtim të Ukrainës “që në fillim të vitit 2022”. Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka paralajmëruar se manovrat ushtarake të Kinës pranë ishullit të Tajvanit, duken si teste që mund t’i paraprijnë një pushtimi të plotë.

Por edhe Irani mund të jetë disa javë larg prodhimit të sasisë së mjaftueshme të uraniumit të zbërthyeshëm, për të prodhuar një armë bërthamore, një rezultat për shmangien e të cilit SHBA-ja ka shpenzuar shumë energji dhe para ndër dekada.

Disa analistë janë të shqetësuar se Amerika mund të përballet tani me një sulm të koordinuar global nga fuqitë revizioniste. Ish-kryeministri i Suedisë dhe një diplomat i njohur ndërkombëtarisht, Carl Bildt, i paralajmëron politikë-bërësit të mendojnë edhe për skenarin e pushtimeve të njëkohshme të Tajvanit dhe Ukrainës.

“Të marra së bashku, këto dy akte do të ndryshonin rrënjësisht balancën globale të fuqisë”- thotë ai, duke shtuar se kjo do të vinte në pikëpyetje një rend botëror që “e ka mbështetur paqen globale për dekada”.

Në fakt ngjan disi e pamundur që Xi Jinping dhe Vladimir Putin të flasin drejtpërdrejt për veprime të koordinuara ushtarake. Ideja e një telefonate konfidenciale 3-palëshe, që përfshin edhe presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, u ngjan skenarëve më të çmendur.

Por, ndërsa nuk ekziston asnjë plan që bën bashkë ambiciet e Pekinit, Moskës dhe Teheranit, ekziston një shkallë e përbashkët e analizave dhe vigjilencës. Të tria qeveritë e Kinës, Rusisë dhe Iranit, ankohen se janë shënjestruar nga Uashingtoni për “ndryshimin e regjimit”.

Dhe ato kanë ambicie për të dominuar rajonet e tyre. Po ashtu, që të tria i justifikojnë ambiciet e tyre, me pretendimin e lidhjeve etnike me popuj përtej kufijve të tyre kombëtarë. Qeveria kineze e Xi Jingping, këmbëngul se është Kina e ka për detyrë kombëtare që ta “ribashkojë” atdheun, duke e rivënë nën kontroll Tajvanin.

Ndërkohë Vladimir Putin pretendon se në Ukrainë po kryhet një ”gjenocid” kundër rusisht-folësve, ndaj sipas tij është detyra e Moskës që t’i mbrojë këta të fundit. Qeveria iraniane pretendon të jetë mbrojtëse e Islamit në të gjithë botën. Ajo i ka përdorur myslimanët shiitë përtej kufijve të saj, si luftëtarë që përfaqësojnë kauzat e saj.

Pas tërheqjes kaotike nga Afganistani gjatë verës që lamë pas, Amerika po duket e dobët në skenën ndërkombëtare. Dhe kjo e shton tundimin që Rusia, Kina dhe Irani të përpiqen të adresojnë ankesat e tyre të vjetra, apo të ecin përpara me ambiciet e tyre kryesore strategjike.

Fuqitë revizioniste në Azi, Evropë dhe Lindjen e Mesme, do të vëzhgojnë me kujdes zhvillimet në kontinente të tjera. Sulmet e pa kundërshtuara ndaj Ukrainës ose Tajvanit, do të sinjalizonin një ndryshim themelor në fuqinë globale, dhe kjo gjë e shqetëson Bildt dhe të tjerët.

Por fuqia dhe besueshmëria e SHBA-së, mund të bjerë edhe nëpërmes një serie tolerimesh të tjera, që së bashku mund të sinjalizojnë se Amerika po mbyllet në vetvete. Disa pjesë të Evropës janë alarmuar nga bisedat e administratës Biden, mbi arritjen e një “marrëveshje të re” të sigurisë me Rusinë mbi Evropën.

Në rast se SHBA-ja lëshon terren përballë kërcënimeve ruse ndaj Ukrainës, Kina mundtë inkurajohet të forcojë kërcënimet ndaj Tajvanit, ndërsa Irani mund të shtojë veprimtarinë e tim të drejtim të prodhimit të bombës bërthamore.

Edhe aleatët e Amerikës, që janë vendimtarë për ushtrimin e ndikimit global nga Uashingtoni, mund të dekurajohen  dhe fillojnë të lëshojnë përballë shteteve autokrate. Shtëpia e Bardhë është shumë vigjilente ndaj këtyre rreziqeve.

Ajo e di se duhet të zgjedhë betejat e saj, në të kundërt rrezikon që të shpërndajë rrezikshëm sa andej-këtej energjitë dhe burimet e saj. Një angazhim i fortë i SHBA-së në Evropë, Azi apo Lindjen e Mesme, mund të ndihmojë në rivendosjen e ndikimit amerikan në mbarë botën.

Por ku duhet t’i tregojë Amerika muskujt e saj? Shkalla e kërcënimit na tregon Kinën. Ajo e provokimit Rusinë. Shkalla më e vogël e rrezikut tregon Iranin, që është deri më tani një fuqi jo-bërthamore. Në aspektin strategjik, instinkti i administratës Biden është të përqendrohet tek Kina, si e vetmja sfidonte e besueshme e rolit të Amerikës si superfuqia e vetme globale.

Biden ka lënë të kuptohet se SHBA-ja do të mbronte Tajvanin, në rast se sulmohet. Por ai nuk ka bërë komente të ngjashme për Ukrainën. E megjithatë, shumica e analistëve amerikanë mendojnë ende, se një sulm ndaj Tajvanit nuk ka gjasa të ndodhë të paktën në vitin 2022.

Kjo pasi Xi ka nevojë për stabilitet, teksa po përgatitet të çimentojë pushtetin e tij në Kongresin e Partisë Komuniste Kineze, që mbahet vjeshtën e vitit të ardhshëm. Kërcënimet e Rusisë ndaj Ukrainës janë arsye për t’u shqetësuar.

Por një konflikt i drejtpërdrejtë i SHBA-së me një Rusi të armatosur me armë bërthamore, mbetet një skenar thuajse i paimagjinueshëm. Në vend të tij, Biden e ka kërcënuar Moskën me sanksione të mëdha ekonomike dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën, në rastin e një sulmi të ri ndaj kësaj të fundit.

Sulmet ajrore mbi objektet bërthamore iraniane, duken si më pak të rrezikshme sesa përballja me trupat ruse ose kineze. Por ashtu si Barack Obama dhe Donald Trump para tij, Joe Biden ngurron të përfshihet në një luftë tjetër në Lindjen e Mesme.

Administrata Biden nuk do të heqë dorë në mënyrë të hapur nga opsioni ushtarak në asnjë nga këto 3 konflikte të mundshme. Por ka më shumë të ngjarë që Uashingtoni të mbështetet tek levat ekonomike dhe ato diplomatike.

Sanksionet e forta ekonomike të vendosura tashmë kundër Iranit, mund të përdoren kundër Rusisë ose Kinës, në rastin e sulmeve përkatëse ndaj Ukrainës apo Tajvanit. Kjo nuk do të nënkuptonte nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Por mund të nënkuptojë fundin e globalizimit.

Etiketa: Amerikëdominimi globalFinancial TimesGideon RachmanSHBATre luftërat

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Nafta në Shpirag/ Petromanas i shet aksionet te Shell

Nafta shqiptare, vdekja e ngadaltë e një industrie gjigante

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com