Arabia Saudite filloi sot të shpërndajë patenta për gratë, tre javë pas hyrjes në fuqi të dekretit mbretëror që autorizon gratë të ngasin makinat në këtë vend mysliman ultra konservator.
Në shtator 2017, mbreti Salmane kishte njoftuar se ky ndalim do të hiqej në qershor 2018, në kuadër të reformave të frymëzuara nga djali i tij i ri, princi trashëgimtar Mohammed ben Salmane.