Tre ditë zie kombëtare, detaje nga funerali i legjendës Pele – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tre ditë zie kombëtare, detaje nga funerali i legjendës Pele –

09:12 | 30/12/2022
në Uncategorized
0

Ylli i futbollit botëror Pele, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 82-vjeçare. Një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë, braziliani vlerësohet se ka shënuar një rekord botëror prej 1.281 gola në 1.363 paraqitje gjatë karrierës 21-vjeçare, duke përfshirë 77 gola në 92 ndeshje për vendin e tij.

I vetmi lojtar që fitoi Kupën e Botës tre herë, duke ngritur trofeun në 1958, 1962 dhe 1970, Pele u shpall Lojtari i Shekullit nga FIFA në 2000.

Presidenti brazilian ka shpallur tre ditë zie kombëtare. Pele vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës vitet e fundit. Ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor nga zorra e trashë në shtator 2021 në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo, pasi u diagnostikua me tumor në testet rutinë. Ai u shtrua në spital në fund të nëntorit 2022.

Vajza e tij, Keli Naskimento i ka mbajtur fansat të përditësuar për gjendjen e babait të saj me postime në rrjetet sociale nga spitali.

“Gjithçka që jemi është falë teje. Ne të duam pafundësisht. Pusho në paqe”, shkroi ajo në një postim, duke njoftuar vdekjen e Pele.

Spitali konfirmoi se legjenda braziliane vdiq “për shkak të dështimit të organeve të shumta, si rezultat i përparimit të kancerit të zorrës së trashë”.

Konfederata Braziliane e Futbollit shktoi: “Pele ishte shumë më tepër se sportisti më i mirë i të gjitha kohërave. Mbreti ynë i futbollit ishte eksponenti më i madh i një Brazili fitimtar, i cili kurrë nuk u frikësua kur u përball me vështirësi. Ai i premtoi babait të tij një Kupë Bote dhe na dha tre. Mbreti na dha një Brazil të ri dhe ne jemi shumë mirënjohës për trashëgiminë e tij. Faleminderit, Pele.”

Ish-klubi i Pele, Santos, publikoi detaje të funeralit të tij. Të hënën në mëngjes trupi i tij do të zhvendoset nga spitali në stadiumin Estadio Urbano Caldeira, ku arkivoli do të vendoset në qendër të fushës që publiku të bëjë nderime.

Të martën, do të ketë një procesion nëpër rrugët e Santos në Sao Paulo dhe më pas do varroset nga familjarët.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur më mirë si Pele, u bë një yll global kur, në moshën 17-vjeçare, ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës 1958 në Suedi.

Ai shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Uellsit në çerekfinale, një hat-trick kundër Francës në gjysmëfinale dhe dy në një triumf 5-2 ndaj mikpritësve në finale.

Pele kishte bërë debutimin e tij për klubin Santos në moshën 15-vjeçare, duke shënuar në një fitore 7-1 ndaj Corinthians de Santo Andre.

Konfederata Braziliane e Futbollit dhe Santos thonë se Pele shënoi 1.283 gola në 1.367 ndeshje, ndërsa FIFA pretendon se ishte 1.281 gola në 1.366 ndeshje.

Në Kupën e Botës 1962, Pele, atëherë 21 vjeç, shënoi një gol në fitoren 2-0 ndaj Meksikës për të hapur fushatën e tyre, por u dëmtua në ndeshjen tjetër dhe e pa nga stoli teksa ekipi i tij mbronte titullin.

Pjesa e fundit e trilogjisë së tij të fitoreve të Kupës së Botës ishte më ikonikia e tij.

Pasi u përjashtua nga turneu i vitit 1966 në Angli, ai ishte pikëmbështetja e një skuadre sulmuese emocionuese që fitoi titullin në vitin 1970, duke shënuar goli në fitoren 4-1 ndaj Italisë në finale.

Nga lotët e tij të gëzueshëm në gjoksin e shokut të skuadrës Nilton Santos e deri te përqafimi i tij me kapitenin e Anglisë, Bobby Moore, momentet magjike të Pele kanë kaluar epoka dhe kanë përcaktuar historinë e sportit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Rrahu prindërit, policia e Vlorës arreston 29-vjeçarin –

Ndryshohet masa e sigurisë për drejtorin në Lezhë, lirohen vartësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –

23:21 | 19/01/2026
Nuk u cënua jeta e pacientëve –

Nuk u cënua jeta e pacientëve –

22:57 | 19/01/2026
Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –

22:47 | 19/01/2026
Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT –

22:29 | 19/01/2026
Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –

22:09 | 19/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –
  • Nuk u cënua jeta e pacientëve –
  • Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari –
  • Defekti i madh në kryeqytet. ndërpritet energjia elektrike në Reanimacionin e QSUT –
  • Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje –
  • Ekzekutim brenda burgut në Greqi, kush ishte Jani Aliaj dhe historia e konfliktet që e ndoqën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fitore e madhe e Vllaznisë ndaj Dinamos, Balaj dhe Kallaku –
  • Nuk u cënua jeta e pacientëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com