Trazirat e tifozëve në rrugët e Tiranës, policia: 60 të shoqëruar, 9 efektivë të plagosur… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trazirat e tifozëve në rrugët e Tiranës, policia: 60 të shoqëruar, 9 efektivë të plagosur…

07:38 | 25/05/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Një ditë para finales së Conference League, incidente të shumta janë shënuar në mbrëmjen e të martës mes tifozerive të Feyenord dhe Romës nga njëra anë, si dhe Policisë së Shtetit.

Më problematikët duket se kanë qenë tifozët holandezë, veçanërisht ata që janë grumbulluar që prej ditës së djeshme në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, pranë Ushtarit të Panjohur, pranë Drejtorisë së Policisë te ura e Lanës, para Kryeministrisë, si dhe te Pallati me Shigeta, në hyrje të kryeqytetit.

Policia bëri të ditur se si pasojë e këtyre përplasjeve janë plagosur dhjetë efektivë të ruajtjes së rendit, si dhe janë shoqëruar 60 tifozë në mjediset e Policisë, prej të cilëve 48 janë shtetas italianë dhe 12 holandezë, ndërkohë që numri i tyre vazhdon të jetë në rritje.

Read more

Aksident tragjik në Shkodër, raportohet për një viktimë –

Sherr për një vend parkimi në Tiranë, 55-vjeçari plagoset me thikë dhe përfundon në spital (Emrat) –

Nëse Tirana zbaton politikën serbe ndaj shqiptarëve, le ta shpallim Beogradin si kryeqendrën e shqiptarisë –

Këmbimi valutor 21 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Njoftimi i Policisë së Shtetit/ Informacion paraprak

Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit “Air Albania” dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër.

Shërbimet e Policisë kanë tentuar t’i ndalojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj.

Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 9 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.

Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin.

Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, për të parandaluar shkatërrimin e pronës si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që do të zhvillohet në “Air Albania”. Dhe për këtë ka marrë të gjitha masat që parashikon ligji.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të mos provokohen nga individë apo grupe tifozësh që mund të jenë nën efektin e alkoolit dhe të njoftojnë menjëherë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo tentativë të prishjes së rendit dhe sigurisë.

Të plagosurit: R.K (polic), S.Dh (polic), Sh.M (polic), K.H (polic), S.N (polic), A.G (polic), E.B (polic), A.K (polic), Sh.M (polic), A.M (tifoz italian), D.N (tifoz italian), P.B (tifoz italian), F.R.

Etiketa: Conference League

Të Lidhura

Aksident tragjik në Shkodër, raportohet për një viktimë –

Aksident tragjik në Shkodër, raportohet për një viktimë –

nga 27
08:58 | 21/05/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të enjte në Shkodër. Sipas informacioneve paraprake, një person rreth 50 vjeç...

Lëndohet gjatë përplasjes me makinë, babai i ministres në Traumë –

Sherr për një vend parkimi në Tiranë, 55-vjeçari plagoset me thikë dhe përfundon në spital (Emrat) –

nga 27
08:56 | 21/05/2026
0

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 55-vjeçari mëngjesin e kësaj të enjteje (21 maj)...

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Nëse Tirana zbaton politikën serbe ndaj shqiptarëve, le ta shpallim Beogradin si kryeqendrën e shqiptarisë –

nga 27
08:36 | 21/05/2026
0

Analisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka komentuar lëvizjen studentore të studentëve shqiptarë në Shkup për gjuhën shqipe....

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:06 | 21/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Para
Goditet me sëpatë i riu në Vlorë, futet me urgjencë në operacion (EMRI)

Përfshihet nga flakët apartamenti në Shkodër, plagoset e moshuara

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident tragjik në Shkodër, raportohet për një viktimë –

Aksident tragjik në Shkodër, raportohet për një viktimë –

08:58 | 21/05/2026
Lëndohet gjatë përplasjes me makinë, babai i ministres në Traumë –

Sherr për një vend parkimi në Tiranë, 55-vjeçari plagoset me thikë dhe përfundon në spital (Emrat) –

08:56 | 21/05/2026
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Nëse Tirana zbaton politikën serbe ndaj shqiptarëve, le ta shpallim Beogradin si kryeqendrën e shqiptarisë –

08:36 | 21/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 21 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:06 | 21/05/2026
PS-PD bien dakord për Rregulloren, zbulohen pikat e negociuara –

Seancë plenare në Kuvend/ Opozita kërkon interpelancë me Ramën dhe disa ministra, ja rendi i ditës –

07:44 | 21/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident tragjik në Shkodër, raportohet për një viktimë –
  • Sherr për një vend parkimi në Tiranë, 55-vjeçari plagoset me thikë dhe përfundon në spital (Emrat) –
  • Nëse Tirana zbaton politikën serbe ndaj shqiptarëve, le ta shpallim Beogradin si kryeqendrën e shqiptarisë –
  • Këmbimi valutor 21 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Seancë plenare në Kuvend/ Opozita kërkon interpelancë me Ramën dhe disa ministra, ja rendi i ditës –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 21 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident tragjik në Shkodër, raportohet për një viktimë –
  • Sherr për një vend parkimi në Tiranë, 55-vjeçari plagoset me thikë dhe përfundon në spital (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com