Mbrëmjen e sotme në burgjet e Larisas në Greqi kanë ndodhur disa trazira, pasi të dënuarit nuk kanë pranuar të futen nëpër qeli.
Sipas mediave greke më shumë se 100 të burgosur në pavijonin e 3 -të refuzojnë të hyjnë në qelitë e tyre.
Sipas informacioneve, pas pushimit të pasdites ata nuk kanë pranuar të kthehen, duke protestuar për kolegun e tyre të burgosur.
Tashmë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, ndërkohë që ka tension.