Policia e Korçës ka arrestuar një 26-vjeçar i cili po transportonte 24 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Evropës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.
Shtetasi me iniciale E.D., u kap në flagrancë nga patrulla e Policisë Rrugore pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht.
Nga ana e Policisë, po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.