Një shqiptar 50-vjeçar, është aksidentuar duke drejtuar kamionin e tij rreth orës 06.40, në drejtim të Linzit në rrugën B124. Sipas mediave austriake ai është përplasur me një maune duke goditur rimorkion e saj.
Ai menjëherë është dërguar me ambulancë në spitalin e Linzit.
Kamioni ka pësuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme. Nga ana tjetër, rimorkioja e maunës është dëmtuar pjesërisht. Policia austriake po punon për zbardhjen e aksidentit.