Ka shkuar në tre numri i viktimave si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrogozhinë. Mësohet se ka ndërruar jetë në spital Bajram Koni, ndërsa më herët humbi jetën edhe gruaja e tij Merushe Koni.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesine sotëm, ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur në vend oficeri i burgut Toni Mëhilli, 54 vjeç.