Një person i ka dhënë fund jetës në Berat duke u vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Ka qenë bashkëshortja e viktimës ajo që ka gjetur trupin e pajetë dhe ka lajmëruar menjëherë familjarët e tjerë dhe policinë. Viktima vuante prej vitesh nga depresioni, çka dyshohet edhe si shkak i aktit të rëndë.
Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.