Një avion privat biznesi që fluturonte nga Las Vegasi për në Meksikë, mësohet se është rrëzuar në Meksikën veriore.
Mësohet se për pasojë kanë mbetur të vdekur të paktën 14 të vdekur.
Avioni tip Bombardier Challenger 600, u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar i McCarran në Las Vegas dhe humbi kontaktet rreth 2 orë më vonë kur aeroplani ishte në Coahuila, në Meksikën veriore.
Sipas dëshmitarëve, në vendngjarje nuk kishte shenja të mbijetuarish. Të paktën 14 vetë ishin në bord, duke përfshirë 11 pasagjerë dhe 3 anëtarë të
Pasagjerët në avion, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, kishin vizituar Shtetet e Bashkuara për të parë ndeshje boksi në Las Vegas. Shkaku i rrëzimit të avionit ende nuk është mësuar.