Një shqiptar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në ishullin e Korfuzit, në Greqi gjatë një aksidenti tragjik në punë mëngjesin e ditës së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sidarit gjatë punimeve në një pishinë, teksa ndërtonin një kompleks hotelerie.
Sipas mediave greke shqiptar i moshës 50 vjeç, vdiq pasi u shtyp nga një masiv dheu. Edhe pse punëtori fatkeq është nxjerrë me shpejtësi nga zjarrfikësit, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
50-vjeçari u gjet i pajetë nga forcat zjarrfikëse, të cilat nxituan të nxjerrin trupin e pajetë.