Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Tragjike në Britaninë e Madhe/ E zë poshtë dollapi, vdes nxënësi 9 vjeçar shqiptar

Nga Ejona 0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britaninë e Madhe ku një nxënës shqiptar ka humbur jetën në rethana tragjike.

Mësohet se djali 9 vjeçar ka humbur jetën të enjten në mbrëmje në një shkolle në Essex, pasi e zuri poshtë një dollap i kyçur në një klub noti në Shkollën e Great Baddow në Chelsmford.

Policia bën me dije se djali ishte me familjen e tij në momentin e aksidentit.

Ndërsa Maria Rumsey, mësuese në St Michael, tha se stafi, prindërit, guvernatorët dhe nxënësit ishin “të tronditur dhe tepër të pikëlluar” nga vdekja e Leos.

Ajo tha: “Ai do të na mungojë shumë të gjithëve ne. Ne dëshirojmë t’i shprehim mendimet dhe ngushëllimet e të gjithë familjes dhe miqve të Leos në këtë kohë të trishtuar.”

Ajo shtoi se shkolla do të mbështeste stafin dhe nxënësit pasi ata arritën të përballonin humbjen.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej