Një aksident ka ndodhur mesditën ne sotme në bulevardin Gjergj Fishta në Lezhë. Burime bëjnë me dije për mediat se automjeti ka përplasur një fëmijë 7-vjeç.
Ai është dërguar me urgjencë në spital ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të hetuar rrethanat e plota të saj.