Është publikuar dosja hetimore ndaj komisarit të policisë Arjan Tase i cili 4 ditë më parë përplasi me skaf 7-vjeçaren Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë. Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar ndryshimin e akuzës ndaj Tases, nga vrasje nga pakujdesia, që referoi AMP, në “vrasje me dashje ne rrethana indirekte”. Në dosjen hetimore është përshkruar e gjithë skena e krimit ku Tase në momentin e aksidentit ka kthyer skafin me shpejtësi kurse helikat e motorëve masakruan trupin e 7-vjeçaren.
“Ngjarja ka ndodhur në një zonë bregdetare që është kategorikisht e ndaluar për lejimin kalimin e mjeteve lundruese. nga deklarimet e shtetasit Bledar Avdia( prindi fëmijës) ka rezultuar se familja Avdia ashkë me të afërm të tyre, një ditë më parë janë akomoduar për pushime verore në një hotel që ndodhet tek rrethit i Potamit. Mëngjesin e datës 02.08.2022 ka dalë në plazh së bashku me familjarët e tij. Rreth orës 14.00 minuta Bledar Avdia shpjegon se ndërsa la qenë duke u larë bashkë me vajzën në afërsi e bregut, ka parë një skaf me ngjyre te bardhë, me dy persona në bord, qe ka ndalur në bregun e plazhit tek hotel “Tirana dhe ka parë se nga bordi i mjetit ka zbritur dy burra, një grua dhe dy fëmijë që kanë hipur në skaf. Bledar Avdia shpjegon se shoferi i mjetit lundrues, pasi ka kaluar litarin me piketa, ka shkuar në drejtim të tyre dhe është futur me një shpejtësi skëterr duke përçarë atë dhe vajzën, për ta mare kthesën, ka goditur me skaf vajzën e tij, duke i shkaktuar prerje në gjithë trupin. Ka bërtitur dhe ka parë që drejtuesi është nisur të largohej, por është kthyer ka ndaluar skafin dhe ka ardhur në breg Nga deklarimet e shtetasit Emiliano Zeqirllarri në lidhje familjare me viktimën)
Rreth mesditës, shtetasi Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonida po laheshin e breg te detit dhe në një moment. Emiliano ka parë ardhjen e një mjeti lundrues të madh ne disa persona në bord. Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe o është futur përsëri në det shtetasi Emiliano shpjegon se mjeti lundrues ka goditur 1 nituren me helikat e motorrëve. Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bërtasin “ndalo se e vrave”, mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Ne këtë kohë Emiliano ka hyrë në det dhe e ka nxjerrë të miturën pa shenjë jete”, shkruhet në dosje
Më tutje bëhete me dije se, nga deklarimet shtetases Silvana Malaj pashuese) ka rezultuar se rreth orës 14.00 ka qenë në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji. Ka parë se pas tyre ndodhej je skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut. Bashkëshorti i ka kërkuar që lajmëronte policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilte nga uji, kjo shtetase shpjegon se ka dëgjuar njerëzit që po bërtisnin dhe pasi ka kthyer kokën ka parë skafin é ngritur në mënyrë vertikale dhe aty tregon se situata ka dalë nga kontrolli. Më pas ka parë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babi vajzës bërtiste që të ndalej. Sipas të dhënave të procesverbalit te këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se gjatë këqyrjes së mjetit lundrues janë evidentuar njolla me ngjyrë të kuqe si ato të gjakut në pjesën e sipërme të kapakut te motorrit të krahut të djathtë, në anën e brendshme të tubolarit të krahut të djathtë etj.
Sipas të dhënave të procesverbalit të këqyrjes së kufomës rezulton se në trupin e viktimës janë konstatuar plagë me buzë të rregullt, me gjatësi 22 cm, në anën e djathtë 8 ballë që fillon nga mesi ballit, që përshkon syrin e djathtë e përfundon në pjesën e poshtme të veshit të djathte. Ne qafe është konstatuar një plagë prerëse horizontale me gjatësi 12 x 9 cm, në supin e djathtë një plagë me ekspozim te indit kockor dhe thyerje e kockave të supit të djathte, në gjoks duke filluar nga ana e djathte dhe duke vazhduar bë anën e majtë është konstatuar një plagë me përmasa 30×7 cm, brinjët e anës së majtë janë konstatuar të thyera, në bark dhe gjoks është konstatuar plagë e madhe me dëmtim e organeve të brendshme dhe ekspozim të tyre, dëmtim të organit gjenital, thyerje t gjymtyrëve të poshtme.
Sa më sipër rezulton qartë jo vetëm nga deklarimet e dhëna, por dhe nga të dhënat qoftë të kqyrjes së mjetit lundrues, qoftë të këqyrjes së kufomës, se ka qenë drejtuesi i mjetit lundrues shtetasi Arian Tase, ai që e ka goditur)dhe ka i shkaktuar vdekjen të miturës Jonida Avdia. Dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës krijojnë dyshimin e arsyeshm se arrestuari ka qenë duke drejtuar mjetin lundrues me shpejtësi të larte. Sa me sipër është proceduar nga policia gjyqësore me kryerjen e arrestimit në flagrancë e dyshuar fillimisht për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 85 Kodit Penal
Vepra penale e vrasjes nga pakujdesia është një vepër penale që kryhet me faj, në formën pakujdesisë që shfaqet në formën e vetëbesimit të tepruar ose të neglizhencës .Personi e yen veprën penale me pakujdesi kur ai parashikon mundësinë e ardhjes së pasojave, dhe me mendjelehtësi shpreson që ti shmangë pasojat ose kur nuk parashikon pasojat por nisur nga rrethanat duhet dhe kishte mundësi ti parashikonte. Ne situatën e ndodhur, vdekja e të miturës ka ndodhur në një zonë që është kategorikisht e ndaluar për lejimin kalimin e mjeteve lundruese shtetasi Arian Tase, me detyrë punonjës i policisë së shtetit, që ka objekt të punës të tij (dhe pse ditën e ngjarjes rezulton të ketë qenë me leje vjetore) ka vepruar kur dështim me ligjin. Ai e ka parashikuar që lundrimi me mjet lundrues pikërisht në jë zonë detare të ndaluar për të hyrë, në një zonë ku qenësisht evidentohen fëmijë, të ritur, & moshuar që janë duke pushuar dhe u argëtuar sjell pasojë në jetën dhe shëndetin e tyre, duke qenë në dijeni se në një hark kohor relativisht të shkurtër kanë ndodhur edhe raste tashmë të njohura dhe mediatikisht), dhe pse nuk e ka dëshiruar ardhjen e pasojë pra vdekjen e shtetases së mitur, me veprimet e kryera, ai me vetëdije e ka lejuar ardhjen e pasojës. Dashje indirekte ose e tërthortë si një nga format e fajësisë nënkupton që personi parashikon që nga veprimi tij mund të vijnë pasoja të kunderligishme, këto pasoja nuk dëshirohen prej tij, por me vetëdije dhe ndërgjegje lejohet ardhja pasojave .
Pavarësisht ndryshimit të cilësimit ligjor të veprës penale për të cilën dyshohet tashme ky shtetas, duke qenë se plotësohen kriteret e parashikuara nga neni 251/1 dhe 252 te Kodit & Procedurës Penale në lidhje me arrestimin në flagrance( vepra penale për të cilën dyshohet arrestuari parashikon një dënim jo më të ulët në maksimum se pesë dy vjet, si The është kapur menjëherë pas kryerjes së veprës penale i kërkojmë gjykatës të vleftësojë të ligjshëm arrestimin në flagrancë të shtetasit Arian Tase. Përveç kësaj në bazë të nenit 244 të Kodit të Procedurës Penale, kërkojmë nga gjykata që ndaj këtij shtetasi të caktojë si mase sigurimi personal atë të “arrest në burg pari shikuar nga neni 238 Kodit të Procedurës Penale, sepse plotësohen kushtet dhe riteret e përgjithshme të parashikuara nga nenet 228 pika 1,2,3/229 parag. 1.2. të Kodit Procedurës Penale
Nga të dhënat e deritanishme, për ketë shtetas ekziston dyshimi i arsyeshëm se ka kryer veprën penale të “Vrasjes, të kryer në formën e dashjes indirekte të parashikuar nga neni 16 Kodit Penal, dyshim ky që bazohet në të gjitha aktet shkresore bashkëlidhur Kjo mase sigurimi personal është masa më e përshtatshme nëse mbajmë parasysh rrethanat e faktit në ngarkim të këtij personi, sanksionin ligjor që parashikohet për këtë vepër penale dënim me burgim nën dhjetë gjer në njëzet vjet), gjendjen gjyqësore të padënuar më parë të tij.. Po kështu kjo masë i përshtatet si nevojave të sigurimit që dalin në rastin konkret, ashtu dhe atyre të hetimit të plotë dhe të gjithanshëm të kësaj çështje.