Një protestë e heshtur për tragjedinë e trenit në Tempe është planifikuar për pasditen e sotme në sheshin Syntagma, Athinë. Edhe studentët kanë planifikuar një protestë në orën 12:00 në Propylaia për të kërkuar drejtësi për të 57 personat që humbën jetën nga përplasja e trenave në Larisa.
“Po përjetojmë një tragjedi të patregueshme, vajtojmë humbjen e padrejtë të dhjetëra të rinjve kryesisht të rinj, kërkojmë të dimë të vërtetën. Marrim pjesë në protestën e heshtur të datës 3 Mars 2023 në Syntagma në orën 19:00””, thuhet në njoftimin e bërë nga kolektivi “Solidariteti për të gjithë”.
Mes viktimave është edhe një shqiptar ndërsa të plagosur kanë mbetur disa të tjerë. Mbrëmë u mbajtën protesta edhe në Selanik dhe Athinë, të cilat u shoqëruan me tensione.