Tragjedia e Çamërisë/ Idrizi: Grekët të pranojnë varrezat e gjyshërve tanë, pastaj varreza për ushtarët e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tragjedia e Çamërisë/ Idrizi: Grekët të pranojnë varrezat e gjyshërve tanë, pastaj varreza për ushtarët e tyre

15:00 | 17/01/2017
në Shqiperi
0

“Dialog për Çështjen Çame, thotë Ilir Meta, po ne jemi gati për dialog, madje jemi gati edhe të falim, por i lutem zotit Meta të na thotë me kë të dialogojmë, sepse pala greke nuk e pranon reciprocitetin.”

“Eshtrat e gjyshërve e të afërmëve tanë duhet të jenë të barazvlefshëm me ato të ushtarëve grekë, ndaj dhe ne nuk pranojmë në asnjë rast që të ngrihen varrezat greke në Shqipëri pa u pranuar nga pala greke varrezat e të parëve tanë të varë nga genocidi grek.”

Ky është qëndrimi i prerë i kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në përgjigje të pyetjes së gazetarit Sokol Balla se përse PDIU është kundër ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri. I ftuar në Top Story, Idrizi tha se ka patur një marrëveshje mes palës shqiptare dhe asaj greke në vitin 1996, sipas të cilës lejohej ndërtimi i varrezave të partizanëvë të Çamërisë në Greqi, por kjo nuk u zbatua kurrë. Ai foli për domosdoshmërinë e reciprocitetit në marrëdhëniet mes dy vendeve duke shprehur bindjen se PDIU nuk do të tërhiqet nga të gjitha kërkesat që ka parashtruar për zgjidhjen e Çështjes Çame.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Komisioni hetimor për tragjedinë e Çamërisë

Në mbledhjen e sotme të Byrosë Parlamentare është diskutuar kërkesa e PDIU-së për ngritjen e një komisioni të posaçëm për zbardhjen e krimeve ndaj popullsisë së Çamërisë. Idrizi tha se në mbledhje ishte rënë dakord që të kalohej në një tjetër procedurë, ngritjen e  një komisioni hetimor për krimet ndaj popullsisë së Çamërisë, referuar faktit që nuk ka një precedent në Kuvend me komisionet e posaçme. Idrizi shprehu bindjen se të gjitha partitë politike e mbështesin këtë komision, pasi në përbërje të tij, siç u shpreh ai do të marrin pjesë të gjitha partitë parlamentare. Idrizi nuk e sheh si provokim këtë kërkesë, madje ai shton se ka të tjera kërkesa shumë të rëndësishme në kuadër të zgjidhjes së Çështjes Çame.

Identifikimi i të zhdukurve

Përmes Organizatës së Kombeve të Bashkuara, PDIU ka nisur përpjekjet për të gjetur të zhdukurit e tragjedisë çame. Ndërkohë që një kompani britanike e mbështet procesin. Gjetja dhe identifikimi i viktimave të zhdukura të Çamërisë do të  synohet të realizohet përmes ADN-së duke shfrytëzuar të gjithë dokumentacionin që ekziston në të gjitha arkivat ndërkombëtare.

Marrëdhëniet me Metën

Zgjidhje me dialog, është kërkesa që erdhi nga kryetari i LSI-së, Ilir Meta për Çështjen Çame pas vizitës së tij në Greqi. I pyetur nga gazetari Balla për këtë deklaratë, Idrizi u shpreh: “Ne jemi gati për dialog, madje jemi gati edhe të falim vrasësit tanë, por ju lutem juve, zotit Meta e kujtdo tjetër të na gjeni se me kë të dialogojmë. Siç e keni parë dhe ndjekur nga pala greke nuk ka asnjë mundësi dialogu, sepse ata nuk e pranojnë reciprocitetin.”

Ndërsa sa i përket marrëdhënieve të acaruara me Metën dhe LSI-në, Idrizi tha se PDIU nuk ka asnjë problem me LSI-në. Në përgjigije të deklaratës së ministrit të LSI-së, Ylli Manjani se Idrizi është deputet që vjen nga PD, ndërsa zgjedhjet PS e LSI i ka fituar me Ben Blushin, Idrizi theksoi që nuk e identifikon qëndrimin e LSI-së me hallakatjen e Manjanit. Idrizi ka dhe një shpjegim për fitoren e zgjedhjeve të 2013: “Nëse paska funskionuar aq mirë aleanca mes Manjanit e Blushit në Elbasan, atëherë si shpjegohet ai rezultat aq fantastik i PDIU-së në Elbasan në zgjedhjet e 2013?!”

Duke iu kthyer Çështjes Çame, Idrizi foli për persekutimin e popullsisë së Çamërisë edhe gjatë kohës së komunizmit. Ai tha ndër të tjera që nëse Napoleon Zerva i vrau fizikisht, Enver Hoxha i vrau moralisht, e cila është gjëja më e poshtër që mund t’i bësh një populli. Duke iu referuar retorikës së shtuar në politikën shqiptare në mbrojtje të Çështjes Çame, Idrizi theksoi: “Jam krenar që kemi trimëruar politiken shqiptare në raport me Greqinë”, duke kujtuar se para disa vitesh as që mund të përmendje Çështjen Çame.

Etiketa: PDIU ceshtja CameShpetim Idriziylli manjani Ilir Meta

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Vlorë/ Konfliktohet me dy vëllezërit, vritet 32-vjeçari

Vlorë/ Konfliktohet me dy vëllezërit, vritet 32-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com