25 të vdekur dhe 400 të plagosur është bilanci i një tragjedie nga stuhia që ka tronditur dje një nga fshatrat në Nepalin Jugor.
Kryeministri Khadga Prasad Oli ka njoftuar nëpërmjet Twitter-it që forcat e sigurisë dhe helikopterët e shpëtimit po presin që moti të përmirësohet për të dhënë ndihmën dhe për të çuar në fshat mjekët dhe ndihmën e parë.
Guvernatori Rajesh Poudel ka thënë që numri i të vdekurve është i destinuar të rritet dhe që pjesa më e madhe e viktimave dhe të plagosurve është shkaktuar nga objekte që kanë fluturuar nga era dhe nga pemë të thyera.