Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një 4 vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.
Për shkaqe ende të panjohura, vogëlushi është larguar nga vëmendja e prindërve duke futur duart në prizë, gjë e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Raportohet se vogëlushi është dërguar urgjentisht në spital, por pa mundur të shpëtojë