“Do të merrja një këst parash që varionte nga 600 mijë deri në një milion euro”
Ai quhet Cesar Augusto Pelaez Triana. Është kolumbiani që ishte i “punësuar” për të trafikuar një ngarkesë prej 240 kilogramë kokainë në Shqipëri. Por punët nuk funksionuan ashtu si i kishin parashikuar padronët e tij. Ngarkesa e kap në portin e Tivarit, në Mal të Zi e futur në një kontenier bananesh. Ai me të mësuar lajmin vrapoi të vetëdorëzohej në policinë shqiptare i frikësuar se mos organizatorët e trafikut do ta vrisnin. Tani rrezikon të dënohet së paku 15 vjet burg. Dëshmia që ai ka dhënë para Gjykatës për Krime të Rënda hedh dritë mbi mënyrën se si realizohet trafiku i kokainës nga Amerika Latine në Ballkan e më tej, në Europën Perëndimore.
Dëshminë e Cesar Triannas para Gjykatës për Krime të Rënda
“Kam ardhur më datë 19.05.2014 me Kompaninë Alitalia, me linjën Barcelonë-Romë-Tiranë. Nuk më priti njeri dhe kam ardhur në Tiranë me një taksi, të cilit i kam paguar 20 Euro. Në internet kisha gjetur një hotel, të cilit nuk ia mbaj mend emrin dhe kam pyetur taksistin, i cili më rekomandoi një hotel tjetër në qendër të Tiranës që quhet “Albatros”. Aty kam qëndruar një ditë dhe më pas jam transferuar në një hotel tjetër që ishte pranë qendrës dhe kushtonte rreth 35 euro. Aty kam qëndruar për 4-5 ditë dhe me pas jam transferuar në një hotel më të lirë që ndodhej pranë një bulevardi, ku niseshin autobusa për në Greqi. Përpara hotelit kishte një tabelë që shkruante “10 Euro”. Aty kam qëndruar deri më datë 09.06.2014, datë të cilën u nisa për në Rinas.
Kam komunikuar me një shtetas shqiptar një ditë pasi kam ardhur në Shqipëri. Bisedën e kam bërë nga telefoni celular i recepsionistes. Ka qenë pasdite dhe ai më tha që të mos rrija tek hotel Albatros, por të shkoja tek një hotel tjetër. Ka ardhur një taksi me një shofer rreth 60 vjeç, i cili më ka marrë dhe më ka çuar tek një hotel diku afër qendrës.
Qëllimi i vizitës sime në Shqipëri ishte që të merrja një sasi parash për një ngarkesë droge që do të vinte me një kontenier me fund të dyfishtë. Unë isha porositur nga dy kolumbianë, njëri me emrin El Chiquetette dhe Perea që të vija në Shqipëri dhe, pasi të kontaktoja me një numër shqiptar, të cilin, siç thashë, e mora nga Hoteli, do të merrja një këst parash që varionte nga 600.000 deri I milion euro. Nga kjo punë unë do të fitoja 200 mijë euro.
lam njohur me Chiquetette në Bogotta, Columbi, të cilit i kam bërë të njëjtën punë. Kam shkuar, kam marrë një sasi parash në Medllin, nga e cila kam fituar 30 mijë euro. Ai fitoi besimin tim dhe më dha këtë detyrë që të merrja këstin e parë të sasisë së parave për drogën që do të vinte. Shtetasi tjetër, që ishte Perea, shoku i Chiquetette, ishte bashkë me të dhe nuk para fliste shumë, vetëm me xheste dhe më la të kuptoja se ishte më i rëndësishëm se Chiquettete. Ai më tha se do të merrja sasinë e parave në Cash, që siç thashë më lart varionte nga 600.000 Euro deri në I Milion. Për këtë, do të komunikoja me një shtetas shqiptar, për të cilin më dhanë numrin e telefonit.
Një ditë më pas, pasi kisha mbërritur, kam komunikuar me shtetasin shqiptar në numrin e telefonit, të cilin me dha Chiquetette, nga telefoni celular i sportelistit tek hotel “Albatros”. Ka qenë mbas dite, dhe personi që komunikova ishte një shtetas shqiptar, mashkull dhe i cili fliste spanjisht. Ai më tha se “kur të jem gati do të njoftor Më pas më pyeti se ku rrija dhe unë i shpjegova se rrija në hotelin Albatros. Ai më tha se do ikësh që aty dhe do shkosh në një hotel tjetër. Për këtë më dërgoi një taksi, i cili më erdhi dhe më mori dhe më çoi në një hotel tjetër, diku afër qendrës së qytetit. Ky ishte risku, të cilin unë kisha marrë përsipër dhe për të cilën do fitoja 200.000 euro. Për këtë fola me një shok në Barcelonë, Huan Carlos, i cili më ka prezantuar me një person nga Kali dhe i cili kishte njohje dhe lidhje në Bankat në Shqipëri, Greqi dhe Hungari. Këtë person e takova ne Barcelonë dhe ai kishte marrë përsipër që ta ndihmonte. Kur të merrja parate, do bëja telefon atij dhe ai do vinte në Shqipëri.
Nuk komunikova më dhe më vonë pashë në TV se ishte kapur një sasi e madhe droge në Malin e Zi, me distinacion Shqipërinë. Mendova se ishte ngarkesa që pritej të vinte, për të cilën unë do të merrja sasinë e parave. Pas kësaj, duke menduar se në bazë të telefonatës që bëra, policia mund të më kapte dhe mua, kam gjetur kartëvizita të dy avokatëve, të cilët mendova se mund të më duheshin në një moment. Nuk njoh asnjërin prej tyre, veç sa i kam parë studiot dhe kam marrë kartat Kam qëndruar në hotel dhe nëpër bare, në pritje të kontaktimit me personin e duhur. Pas njoftimit në televizion, pata frikë dhe doja të ikja, por nuk kisha biletë kthimi dhe doja të komunikoja me personat e shtëpisë që të më blinin bileten. Kam blerë një kartë shqiptarë kartofon dhe kam komunikuar me motrën, që quhet Dora Pelaez, të cilës i kam thënë “jam mirë dhe të mos bëheshin merak”. Nuk mbaj mend, pasi kam konsumuar shumë alkol, dhe mbaj mend që i kam thënë taksistit vetëm me ço në aeroport dhe kaq…”