Trafikonte armë dhe municione nga Serbia drejt Shqipërisë, arrestohet 51 vjeçari në Elbasan (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trafikonte armë dhe municione nga Serbia drejt Shqipërisë, arrestohet 51 vjeçari në Elbasan (film)

17:56 | 13/08/2019
në Uncategorized
0

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 51 vjeçar pasi trafikonte armë dhe eksploziv nga Serbia në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

51 vjeçari me iniciale Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë u kap në flagrancë duke transportuar armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT.

Gjatë kontrollit i janë sekuestruar 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i trafikimit të armëve luftarake dhe lëndëve eksplozive .

Finalizohet operacioni policor “Papër”

Sekuestrohen 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.

Në pranga 51-vjeçari nga Kosova, i cili i trafikonte këto armë nga Serbia në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminele në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një trafik të mundshëm të armëve dhe municioneve luftarake nga Serbia në Kosovë e më pas në Shqipëri, referoi materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u regjistrua procedimi penal i vitit 2019, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i  municioneve” .

Nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u kryen hetime proaktive, të cilat çuan në finalizimin me sukses të operacionit “Papër”,.

Në  bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në rrugën nacionale Elbasan -Peqin, u kap në flagrancë shtetasi:

  1. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë.

Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot.

Në cilësinë e provës materiale u  sekuestruan 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë , Shqipëri e vende të tjera.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 të Policisë së Shtetit apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Etiketa: armë dhe municionePolicia e Elbasanittrafikim armeshY. A. 51 vjeç

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Shqiptarët, ndër më “injorantët” e Europës, 42% e forcës së punës është me arsim 9-vjeçar

Shqiptarët, ndër më “injorantët” e Europës, 42% e forcës së punës është me arsim 9-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

09:59 | 18/12/2025
Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

09:47 | 18/12/2025
Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –
  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –
  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com