SPAK kërkon 19 vite burg për Gentian Malindin. Gentian Malindi, i cili qëndronte i fshehur prej tre vitesh, pasi kërkohej nga Policia si pritësi i një ngarkese me 137 kilogramë kokainë, u “tradhëtua” nga shqetësimi për bllokimin e anijes së tij, “Anyëay”, e cila u sekuestrua këtë Korrik, nën dyshimet se ka kryer kontrabandimin e 70 mijë litrash naftë nga Libia.
Burime të besueshme të grupit hetimor deklaruan për “Gijotina.com” se Malindi ishte bërë “i gjallë”, duke kërkuar zgjidhje për anijen.
Kjo ndihmoi policinë dhe Prokurorinë e Posaçme që të binin në gjurmët e tij dhe të kryenin arrestimin në mesin e javës që lamë pas.
Gentian Malindi kishte arritur me sukses të fshihej në Shqipëri, pavarësisht se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-kërkimi ndërkombëtar.
Familjarët e tij kanë kundërshtuar gjithnjë faktin se ai është përfshirë në trafik narkotikësh. Por ky variant ende nuk është besuar nga hetuesit.
Megjithatë, goditja që mori me sekuestrimin e anijes, duket se i ka ulur vigjilencës Gentian Malindit dhe ai u bë i gjurmueshëm nga receptorët e autoriteteve ligjzbatuese.
Peshkarexha “Anyway” u mbyt në rrethana të paqarta në 23 Shtator në Portin e Durrësit, ku qëndronte e sekuestruar nga Policia. Pavarësisht këtij fakti, pronari i saj, Gentian Malindi, duket se kishte lëshuar sinjalet e para, të mjaftueshmë që ai të binte në prangat e policisë.