Gjykata e Kukësit caktoi masën e sigurisë arrest me burg, afati 3-mujor, për 6 emigrantët e arrestuar në kufirin Shqipëri-Kosovë.
Të arrestuarit janë marokenë, algjerianë dhe sirianë, ndërsa ata akuzohen se tentuan të trafikonin nga Shqipëria drejt Kosovës, emigrant klandestinë nga Lindja e Mesme.
Madje të arrestuarit dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë së Kosovës, në momentin që ata janë pikasur.
Krahas të arrestuarve, në kërkim u shpall dhe 27-vjeçari Sultan Grimashi me shtetësi algjeriane. Ky i fundit sipas policisë konsiderohet personi kyç i rrjetit të trafikut emigrantëve nga vendet e treta, përmes Greqisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me destinacion final shtetet e BE-së.
Të arrestuarit janë:
Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane
Muhaned Nasir, 25 vjeç, me shtetësi siriane
Nagid Alabdahah, 20 vjeç, me shtetësi siriane
Muhamed Shehab, 21 vjeç, me shtetësi siriane
Mohamed Radaëin, 20 vjeç, me shtetësi siriane
Rabii Lqadi, 40 vjeç, me shtetësi siriane