Avokati i Popullit vlerëson Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku evidentohej niveli shumë i lartë i korrupsionit në çdo nivel të qeverisjes
Avokati i Popullit, Igli Totozani, reagon pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilin e cilëson mjaft objektiv. Avokati i Popullit z. Igli Totozani vlerëson Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, si një pasqyrim realist dhe korrekt të situatës së të drejtave të njeriut. Totozani garanton se do ta shqyrtojë imtësisht këtë raport, duke e shndërruar në një program pune të pazëvendësueshëm.
Avokati i Popullit, shpreh falenderime dhe mirenjohje të veçantë për Departamentin Amerikan të Shtetit, për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer në forcimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Raporti i DASH për Shqipërinë për vitin 2015 ka evidentuar problematika të mëdha me të drejtat e njeriut në Shqipëri duke veçuar atë të korrupsionit në përmasa të mëdha në çdo nivel të qeverisjes.