Avokati i Popullit ka nxjerr një pjesë të raportit, ku pas monitorimit të 9 qëndrave të përkujdejes për fëmijë e të mitur evidenton një sërë problematikash në këto institucione. Nëse autoritetet qeverisëse thonë se emërimet dhe punësimet në personel janë bërë ndërpmjet konkurrimit dhe testimeve, në raporti evidentohet e kundërta.
Totozani: 90 e ca % të stafit, punonjësit janë të rekrutuar pa konkurs, në mënyrë jo transparente. Urdhëri i kryeministrit për organikat e këtyre qendrave nuk është në përputhje me gjendjen reale.
Problem, gati në kufijtë e rrezikshmërisë është mungesa e masave kundër zjarrit dhe moskolaudimi i bomblave të përdorura në gatim.
Totozani: S’kanë masa kundër zjarrit. Nuk kanë shkallë emergjinecash. Bombolat janë të pa kolauduara.
Ndërkohë, raporti i plotë pritet të publikohet në fund të qërshorit dhe është rezulatat i një monitorimi të 6 qendrave të kujdesjes për fëmijë nga mosha 0-6 vjeç dhe 3 qëndrave të tjera nga mosha 6-18 vjec në Shkodër, Tiranë, Vlorë.