Pesë milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pas kalimit të një tornadoje në Ohajo, në SHBA.
Mësohet se tornadoja ka shembur edhe shtëpi në qytetin e Dayton.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur edhe persona, numri të cilëve ende nuk është konfirmuar. Fatmirësisht për momentin nuk ka njoftime për të vdekur.
“Disa zona të shtetit, në qendër të SHBA-së, janë gjithashtu të rrezikuara nga rritja e shpejtë e nivelit të ujit”, bën të ditur shërbimi meteorologjik kombëtar, National Weather Service.