Vendimi për emërimin e ri në strukturat e Partisë Demokratike është marë nga Kryetari Basha
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka emëruar në krye të departamentit të të përndjekurve politik, Tomor Alizotin. Ai vjen nga fusha e diplomacisë dhe është pinjoll i një familje të persekutuar ashpër nga sistemi komunist. Emërimi i Alizotit është pjesë e ndryshimeve që kryetari i PD-së po kryen këto ditë në strukturat drejtuese të kësaj partie, pasi pak ditë më parë emëroi zëdhënëse të PD-së, Ina Zhupën.
Tomor Alizoti vjen nga një prej familjeve të persekutuara ashpër nga regjimi diktatorial komunist. Alizoti vjen nga fusha e diplomacisë pasi ka shërbyer më parë si diplomat, ku ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Parë për 4 vite në ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin gjerman.
Tomorr Alizoti ka spikatur në debatin publik dhe mediatik dhe është autor i dhjetëra shkrimeve, analizave dhe editorialeve.