Një tjetër tragjedi është shënuar këtë të shtunë në bregdetin shqiptar, ku një 13-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës.
I mituri nga Mitrovica ndodhej për pushime në Shqipëri bashkë me familjen e tij.
Dyshohet se i mituri me inicialet L.I ka pësuar infarkt pas kontaktit me ujin e ftohtë dhe nuk ka mundur më të dalë nga deti.
Edhe pse tragjeditë në brigjet shqiptare sa vijnë e shtohen, ende siguria në plazhe lë për të dëshiruar.