Pas Romela Begajt së fundmi edhe peshëngritësja tjetër, Evangjeli Veli, ka rezultuar pozitive në kontrollet anti-doping.
Sportistja do të merrte pjesë në kampionatin Europian të Rumanisë, që do të mbahet më 26 mars, por pas kontrollit anti-doping të bërë në vendin tonë ajo ka humbur këtë mundësi. Mësohet sportistja ka marrë një substancë të ndaluar, pasi kishte ftohje.
Gjithashtu peshëngritëses pritet që t’i hiqet edhe bursa olimpike, që iu akordua pak ditë më parë nga Komiteti Olimpik.