Policia e Korçës ka realizuar një tjetër operacion anti-droge pasi këtë të enjte është finalizuar me sukses faza e shtatë e operacionit “Restart” i cili ka nisur 5 muaj më parë dhe janë arrestuar 3 persona. Nga burimet pranë policisë, raportohet se janë sekuestruar 40 kg të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Numri i të arrestuarve ka shkuar në 19 dhe janë sekuestruar 485.5 kg lëndë narkotike kanabis në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të Greqisë, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.