Policia ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të neutralizuar një person në zonë e quajtur Zogu i Zi në Tiranë. Një shtetas i ndaluar nga policia ka goditur më grusht njërin prej efektivëve të policisë në momentin e kontrollit dhe ka tentuar të largohet.
Reagimi i tij i dhunshëm ndaj policit ka ardhur pasi ështe gjetur lëndë narkotike në automjetin e tij. Shtetasi i ndaluar ishte shpallur në kërkim si pjesëtar i grupit të zjarrit në Lazarat, i dyshuar se ishte pjesë e grupit që qëlluan me armë zajrri ndaj policisë, raporton Report tv.