Dy punonjës të një biznesi privat janë konfliktuar pasditen e sotme me thika, ku dy të kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45 në rrugën dytësore Tiranë –Vorë në ambientet e biznesit privat.
Raportohet se dy punonjësit A. K. 59 vjeç dhe A. V. 50 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.