Një person ka humbur jetën ditën e sotme në rrugën kryesore të Paskuqanit. Mësohet se E.GJ., rreth 50 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.
Por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ku humbi jetën 50-vjeçari. Ndërsa shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të vdekjes.